Ylber Merdani 

Nje poet I perkryer, Ylber Medarni perjetoi vdekjen e te dy prinderve dhe gjysherve te tij, ne kampe internimi. Per 47 vite, ose 4 gjenerata, femijet lindeshin dhe rriteshin ne kampe internimi, deri ne renien e diktatures totalitarian te Enver hoxhes ne 1991.

Familja e tij, qe me pare kishte qene e pasur dhe e respektuar, vuajtji vdekjen, humbjen, turperimin, dhe izolimin social kur Hoxha erdhi ne pushtet. Ylberi ka dokumenta qe provojne se 450 kg ar I jane marre familjes se tij.

Ai ka lindur ne Korce, nje qytet I vogel ne juglindjen e Shqiperise. Per 400 vjet, paraardhesit e tij ishin tregtare te respektuar nga te gjithe, por perfunduan duke humbur gjithcka, perfshire edhe jeten e tyre.

Ai ishte 27 vjec kur u dergua ne nje cooperative ne Pulahe, Opar dhe me pas u burgos ne Spac. Ai kaloi 8 vjet atje, dhe me pas u internua ne fshatin Shtylle te Vithkuqit, ku shpenzoi 14 vite ne pune te detyruar.

Ylberi ishte ne moshen 50 vjecare kur me ne fund u lirua

Ai ka ruajtur disa suvenire te asaj kohe: nje thike kuzhine, nje got e vogel xhami, dhe letra nga Ofirceret e Sherbimit te Shtetit. Ai ka gjithashtu poezine e tij, e cila eshte publikuar gjeresisht. Megjitthat,per shume vite, ai nuk mund ti shikonte dot as edhe nje varg te poezive te tij, pasi u dergua ne burgun e Spacit per 8 vjet, thjesht prej fjaleve me te cilat shprehej dhe prej frymezimit te tij.

Ylberi krijoi Shoqaten per te Perndjekurit Politike ne vitin 1991. Gruaja e tij, Shpresa, eshte sekretarja e shoqates. Se bashku, ata kane ndihmuar persona te tjere te persekutuar nga regjimi, per te gjetur pune dhe te kene akses ne shperblimin monetary qe ofrohej nga qeveria per vitet e punes se papaguar ne komunizem.

Qyteti I Korces I ka dhene atij cmimin “Qytetar Nderi”. Dhe sot, Ylberi jeton ne qytetin e tij te lindjes, ne Korce, me gruan dhe vajzen e tij.

 

Ne fjalet e tij:

“12 femije te Merdaneve kane lindur ne Shtylle. Gjate kohes se skllaverise, numri I sklleverve rritej prej luftes.

Ne kohen qe Europa demokratike pas lufte po shkaterronte kampet e perqendrimit te Hitlerit, kampet e Maliqit po ndertoheshin ketu ne Shqiperi.

Nqs shkon ne Maliq dhe e ve veshin ne toke, mund te degjosh te bertiturat, cjerrjet dhe psheretimat e njerezve qe u varrosen te gjalle; persona si Papa Mihal, Koloneli Kosovar Sulejman Vuciterna, dhe plot te tjere. Kam publikuar nje liber per kete teme.

Xhaxain tim e kane burgosur. Nuk e di nqs e ke degjuar ndonjehere, por xhaxhai im ishte babai I Sherif Merdanit, atij kengetarit te famshem.

Liruam nje dhome ne shtepine tone per xhaxhallaret e mi.

Si perfundim, ne 1950, na nxoren me zor nga shtepia dhe na derguan tek kasolllet e komunitetit Rom. Deri n 1957, ishim nomade si Hebrenjte ne shkretetire.

Ne vitin 1957, gjerat u normalizuan. Patem mundesine te perfundonim studimet. Dy motrat e mia dhe une, perfunduam studimet per Pedagogji, ndersa vellai jone I vogel, ishte 11 vjet me I vogel se ne.

Ne vitin 1959, pata mundesine te gjeja nje pune si mesues bashke me motren time dhe na caktuan ne Cermenike te Librazhdit. Gjate kesaj kohe, floket e gjata dhe xhinset ishin te ndaluara me ligj.

Por ne 1967, kishte disa njerez qe nuk donin te na jepnin te drejtat tona qe na I ka dhene Zoti, dhe mendoj se ne nje pike, u mesuam duke u ndjere inferior.

Nuk shkaktonim rremuje. Thjesht e duronim.

Si perfundim, ne 1967-en mua me pushuan nga puna. Mund t’ju tregoj dhe dokumentin qe e provon. Une dhe motra ime u pushuam nga puna, sepse familja jone kishte qene e perfshire ne agjitacion dhe propaganda, keshtu qe ishte leshuar urdhri qe ti internonin. Vune ca postera, dhe moren informacionet nga spiunet e deges. Jane te gjithe njerez te eger, te dale nga shpellat. Asnje nga ata nuk ka lindur ne Korce. I kam emrat e te gjitheve.

Sollen nje makine tek dera e shtepise, dhe i nxoren te gjithat gjerat nga shtepia ne oren 5 te mengjesit. E gjithe lagjia u tremb nga zhurma e trokitjes se deres. Kishim nje dere me shufra metali. Kishim nje shtepi te jashtezakonshme. E gjithe lagjia u mblodh dhe ishin gati te qanin, sidomos ata qe kishin lindur ne Korce dhe qe e njihnin babin tim.

Nje burre plak u cua edhe I pyeti: “Cfare pune keni me Fuadin? (babain tim).” Ai burre na ka ndihmuar me cdo gje. Nuk ka burre me te mire se ai, eshte I shenjte.

“Jane armiq” u pergjigj zevendes-drejtori I deges. Te gjithe mbeten te shastisur.

Na cuan ne nje koperative, ne Pulah te Oparit. Me beso kur te them qe kur permbushje kuoten ditore, te paguanin 5 lek per diten e punes, me te cilen mund te blije vetem nje kuti shkrepse.

Mund te permend dy raste qe I mbaj mend shume mire:

Njeri ishte ditelindja e motres time. Ishim 5 njerez; vellai im qe ishte internuar dhe 2 pleqte. Ditelindja ishte ne Shkurt dhe ishte viti 1968. Kishim 4 patate te ziera dhe nje buke misri. Kaq kishim per te peste ne. Nqs me lejoni, dua tju lexoj nje poezi:

Ne nuk kemi gota prej kristali,
Tavolinës endet varfëria
Por per ty, pimë uje dhe ajër mali
Neper zemrat tona fle liria.

Motres per ditëlindje

Kur e pashe nenen time mbas 2 dites, I ishin bere floket te bardha, komplet! Vetem une e di si e kam duruar ndjesine e loteve te nenes time, floket qe I ishin thinjur, te mos kesh fuqi te besh asgje, te mos kesh mundesi ta ndihmosh, te mos kesh asnje lloj fuqie. Ishte me te vertete e tmerrshme.

Babai im I gjore me thoshte: ‘Une ju solla ketu. Jeni ketu prej meje.’ Dhe une I thashe: ‘Baba, ne jemi krenare qe te kemi ty, ky nuk eshte faji yt. Ne mburremi me ty, ky nuk eshte faji yt. Edhe nqs do te kishe qene nje partisan, ne ketu do te kishim perfunduar, sepse e kemi ndershmerine ne gjak dhe e urrejme diktaturen per te gjithe keto te keqija qe na ka sjelle.’

Babai jone u fut ne burg dhe doli handikapat, sepse donin qe te rrefente se ku e kishte fshehur arin. Me denuan thjesht prej poezise time dhe falenderoj Zotin qe arrita te mbijetor.

Ne vitin 1969, I shkruajta te gjitha mendimet e mia ne poezi.

Tani, ne jetuam atje, te them te drejtën, ndonjëherë ndonjë mendim ogurzi me thoshte qe te vras veten ne menyre qe mos kete me jeta mundësi te me rrahe. E te shpëtoj te jem ne përjetësi i qete, mos kem me persekutime e nga këto gjera. Mirëpo nje engjëll, me zene e tij me thoshte, ‘Jetën ta ka dhene Zoti. Duro. Shpreso.’

E di qe nje dite do ma marri jeten Ai qe ma ka dhuruar, por jam I lumtur qe munda ta shijoj moshen e vjeter dhe po I le pas nje trashegimi te ndershme femijeve te mi. Keto libra jane gjithashtu dicka qe e vleresoj…

Falënderoj Zotin qe eshte nje per te gjithë, qe me beri qe te fluturoja me shqiponjat dhe nuk u perziva me sorrat.

Duart me dridhen, por karakteri kurre!”

Ylber Merdani lindi ne 5 Maj, 1940, ne Korce. Ai eshte 78 vjec dhe jeton ne Korce me gruan dhe vajzen e tij. Eshte autori i shume librave, edhe i ktyre me poshte: 40 Letra Dashurie (1992); Letra Dashurie (1992); Klithma ne Shkretetire (1995); Monroe, Ja Vdekje ja Liri (1998); Puhiza Endacake (1999); Per Devollin (1999); Shprese e Blerte (2000); Flaka, Shkup, Tersi i Pojanit (2001); Gjurme ne Rrugen me Shkrepetima (2005); Humnerat e Zhgenjimi (2006); Xha Metja i Floqit (2008); Vdekja Nuk Me Tremb (2009);Gjurme Nga Keneta Maliqit (2011); Dhimbje dhe Mbijetese (2015); Eksiqi Ligji dhe Maliqi (2015); Saga e Merdaneve Nen Terrorin Komunist (2016); Legjende Dashurie (2017); Koha e Gjarperinjve (2018).