Shpresa Ballolli Merdani 

Nga nje femijeri e kaluar ne varferi te tejskajshme, ne nje jete si nje nene e vetme me 2 femije te lindur ne internim pasi burri I saj ishte burgosur prej biografise se tij te keqe. Ashtu si edhe prinderit e saj te cilet kishin punuar ne kushte shume te keqija, Shpresa Ballolli Merdani e kaloi jeten e saj plot me mundime.

Puna e detyruar ne Shqiperi ishte nje gje e zakonshme nga viti 1944 – 1991. Kampet e punes te shperndara neper te gjithe vendin, detyronin femije dhe te rritur qe te punonin, nepermjet frikes dhe dhunes.

E gjitha filloi me babain e Shpreses, Veliun, I cili ishte nje njeri I ndershem dhe patriotic I cili kishte punuar ne ndertimin e hekurudhave ne Amerike per 13 vjet,dhe arriti keshtu te fitonte nje shume te konsiderueshme parash per familjen ne Shqiperi. Me parate qe kishte ruajtur, Veliu bleu toke dhe ndertoi nje ferme ne Llabanice te Tresteniku

Familja Ballolli njiheshin per zemergjeresine e tyre dhe i hapnin deren cdokujt qe trokiste ne pragun e tyre, po keshtu dhe per partizanet.

Kur Enver Hoxha erdhi ne fuqi, jetet e tyre moren nje kthese te erret dhe drastike, thote ajo. Veliu u arrestua, ai u damkos si armik dhe u akuzua si pjestar i grupit ten Deputetve ne Devoll. U denua ne vitin 1947 me pushkatim qe me pas ja lane me denimin 101vjet burg. U konfiskua pasuria e lujtshme dhe e palujteshem. 

Nena e Shpreses mbeti pa buke, toke, ose para. Familja nuk kishte me nje shtepi dhe jetonte ne varferi ekstreme. Ne moshen 8 vjecare, Shpresa thote se mbante dru si nje mushke, korrte miser dhe mblidhte lulekuqe gjate pushimit te drekes, nderkohe qe ishte vetem ne klasen e trete. Nena e saj me femijet mblidhnin kallinjte e grurit qe mbeteshin ne are mbas korjes dhe i bluante qe ushqete 5 vajzat dhe djalin e saj te vetem .Motrat me te medha dhe vellai i madh ndihmoni ekonomine duke punuar ne bujqesi, ndersa shpresa me motren e vogel mblidhnin bime medicinale qe i shisinin.

Ne fjalet e saj:

“Na vinin letra nga babai ne burg. I thoshte motres time te madhe gjera si: ‘Kam vrare kemben por s’me del gjak, vetem uje.’ Babai punonte ne hekurudhen e Rrogozhines.

Ne detyroheshim te punonim neper fusha ku duhet te korrnim grure. Gurin e korrnin vajzat pasi nuk kishim auto-kombajne ne ate kohe, vetem kose. Nderkohe qe kositnim, mblidhnim kallame gruri duke perdorur nje mushama te vjeter. Motra dhe gjyshja ime shkundnin kallamat ndersa une dhe motra ime tjeter mblidhnim kokrrat qe binin ne toke. I bluanim dhe benim miell.

Motra ime I thante dhe I bente peksimadhe dhe pastaj ja dergonim babait. Varferia na ndiqte kudo. Edhe pse jam 76 vjec, e mbaj mend si sot kur gjyshja I tha motres time te madhe: Pashak, jepi nje cape buke ketyre te voglave. Eshte gjynah te flene pa ngrene darke. Jane akoma te vogla, duhet te rriten.” Keto fjale buronin nga zemra e saj.

 

Mamaja ime u shperngul ne Korce per te kerkuar pune, ne menyre qe te mund te mbijetonim. Ajo kerkoi per pune ne ferme por nuk e punesonte njeri.

Me ne fund, I dhane nje pune ne ne ferme ku punoi per pothuajse 9 vite. Nderkohe, babai im ishte ne burg dhe I shkruante letra nenes time. I thoshte qe te na dergonte ne vajzave ne shkolle. Ai donte qe ne te beheshim mesuese, sepse mendonte qe nqs do te beheshim mesuese, do te ishim vajza te nderuara ne Korce.

Ne I lexonim letrat e tij gjithashtu, dhe ishim te vendosura qe do t’ja plotesonim deshiren.

Isha ne klase te 5. Nuk shperdoronim as edhe nje minute. Zgjoheshim ne oren 4 te mengjesit qe te mblidhnim miser, pasi gjat dites I binin gjethet dhe nuk mund ti mblidhnim dot me. Gjithasthu mblidhnim kamomil dhe benim kashte nga thekra.

Mamaja ime kishte nje kusherire qe ishte artizane dhe ajo na ndihmonte me kashten. E prisnim, e fusnim ne uje dhe pastaj benim kapele.

Na dilte gjak nga duart por na duhej te vazhdonim te punonim.

Ne nuk na lejohej te luanim, sepse duhet te punonim. Duhet te thurnim kashte, ne menyre qe te fitonim para per te blere librat qe na duheshin. Arritem ti mbaronim studimet tona me sakrifica te medha…

 

Mamaja ime erdhi ketu kur filloi duke punuar ne nje ferme qe quhej Irakli Terova. Ne femijet dhe gjyshja ndenjem ne Verlem, ne menyre qe mamaja ime te mund te na takonte lehtesisht nqs donte te vizitonte ose nqs na duheshin para. Kur vinte tek ne, ajo rrinte me 3 gra te tjera ne nje han, ku ndodhet Posta tani. Ishte nje han I madh, e quanin Hani I Nikos. Mamaja ime rrinte aty me 3 gra te tjera. Burrat e 2 grave te tjera ishin ne burg gjithashtu, por njera prej tyre kishte nje vajze e cila e ndihmonte.

Ato pak gjera qe kishim, duhej ti transportonim per ne Korce. Normalisht qe nuk kishim makine, as nuk diskutohej.

Por po ju them kete gje: ndoqem shtegun ne malin e Moraves e quanin Guri I Capit – eshte ne maje te Moraves. Arritem aty dhe ngecem. Kali qe kishim marre borxh per te na ndihmuar me transportin, ishte I ngarkuar me rreth 10 kg miser.

Motra ime ndezi nje zjarr ne maje te Moraves. Ne te tjeret ishim akoma te vegjel, ndersa motra ime ishte me e madhe, pothuajse 20 vjec. Nuk kishim me fuqi, sepse nuk kishim ngrene asgje. Motra ndezi zjarrin dhe filloi te na bente ca pufka qe te merrnim energji.

Kini parasysh qe ishim zbathur, nuk kishim as kepuce as corape. Ishim zbathur, I kishim komplet kembet zbathur.

Kur arritem hanin, me pa kunata e Nikos. Ishte nje dite tetori dhe po binte shi. I erdhi keq per mua dhe me dha nje triko leshi dhe nje pale kepuce te femijeve te saj. Kur I vesha, mu duk sikur me kishin dhene te gjithe boten.”

Shpresa Balolli Merdani eshte 76 vjec. Ajo ka lindur ne 14 December 1942 ne Trestenik. Ajo jeton ne Korce me burrin dhe vajzen e saj.