Sami Repishti
Sami Repishti

Vendlindja: Shkodër
Datëlindja: 1925

Z. Repishti ka qenë student në ‘43 dhe kthehet nga Italia për të marrë pjesë në luftën antifashiste.
Në shtator të ‘46 ndodhi lëvizja e Postribës, ku u bënë arrestime masive dhe në Shkodër u arrestuan 1200 vete ndër ta edhe zoti Repishti.
“Atëherë kalova në peridh shumë të vështirë të torturave nga më çnjerëzore që mund të mendohen. Edhe sot akoma më dridhet trupi kur mendoj mënyrën sesi na kanë trajtu, sa keq na kanë trajtu…”
Më 27 nëntor ’46 u dënua me 15 vjet burg. Ka bërë 10 dhe është dërguar në burgun e Shkodrës. Ka qenë në të gjitha kampet por me i vështiri ka qene ai i Bedenit, rrëfen zoti Repishti.
Është akuzuar për kryengritjen e Postribes. Më 1 korrik 1956 është liruar nga burgu i Tiranës dhe kthehet në Shkodër. Shkon në Zagreb duke kaluar kufirin dhe me vete merr dhe një pistoletë në rast se kapej ai kishte vendosur të vriste veten. I thashë: unë nuk e kam në mend të dorëzohem gjallë, të vete në burg prapë, se mua do më dënojnë 20 vjet, 30 vjet, për herën e dytë. Nëqoftë kemi rrezik me u pa, me u diktu, unë, i thashë, do vras veten, nuk kaloj kufirin.
Atje punoi në zyrën e Statistikës. Më pas shkon në Itali ku ka qendruar në dy kampe në Saba dy javë dhe Cabo 5 muaj. Në Itali e intervistojnë përfaqësues nga komisioni i Kombeve të Bashkuara dhe ato i japin të drejtën e azilit politik në Amerikë. Më 9 prill 1962 shkon në Amerikë, në New York dhe që nga ajo ditë nuk ka lëviz nga ai vend . Atje ndoqi studimet në Queen’s College ku mbaron gjimnazin dhe masterin e vazhdon një vit në Firence.
Kujtimet e burgut i ka mbledhur në një roman, “Nën hijen e Rozafës”, e cila është botuar në vitin 2004, për arsye se kishte frikë ta botonte më parë, për arsye të familjes. Po ashtu ka bërë 10 portrete të shokëve të tij të burgut në “Pika loti”.