Angjelina Preka
Angjelina Preka

Vëllai: Dom Engjëll Kovaçit
Datëlindja: 1920

Engjëll Kovaçi në fillim e arrestuan me akuzën për agjitacion dhe propagandë në shtëpi në Qelë, në Kryezi më 1958. U dënua 5 vjet dhe bëri 3 vjet. Më pas u lirua dhe e çuan ipeshkv në Kryezi. U arrestua për herë të dytë me akuzën se ka vrarë një njeri në fshat, ngjarja u inskenua sikur kjo vrasje ka ndodhur në kishë, dhe prifti së bashku me motren e tij Angjelinën e kanë vrarë. Priftin e kanë torturuar dhe i kanë marrë një firmë për të pranuar fajin. Por arsyeja e vërtetë mund të ketë qenë tjetër pasi emri i tij ishte propozuar për beatifikim në Vatikan dhe nuk e ka firmosur statutin e kishës. U dënua me vdekje më 1958 dhe pushkatohet për një krim të pakryer. Sot ende i pagjetur.
Po ashtu motra e tij Angjelina u dënua për agjitacion dhe propagandë dhe akuza të tjera që ajo kurrë nuk i mori vesh. U dënua me me burgim. Nuk u martua kurrë…