VENDLINDJA: SHKODËR
Veneranda është nga Shkodra dhe familja e saj është internuar, pasi babai ishte arratisur për shkak se ishte kundërshtar i komunizmit. E kanë internuar, nënën me tre fëmijët. Kanë qendruar rreth 14 muaj te burgu i ri në Shkodër. Pastaj e kanë internuar në kalanë e Beratit dhe me pas në kampin e Tepelenës: “Tepelena ka kenë taman vdekja jonë. Fukarallik i papamë, fukarallik shumë, tmerr i papamë… ai burgu është për burra po jo për fëmijë zotni, fëmijë tanë të vegjël, tanë fukarallik, pa bukë, pa vesh, pa math, pa kurrfarë gjo.”
Pas internimit edhe nënën ja burgosën. Baba ka kenë i arratisur në atë kohë. E kanë çuar nënën në kala të Gjirokastrës. Ne ishim të tre të vegjël vetëm. Unë ma e madhja, i majsha me i larë në Vjosë, vëllain përpara se ishte ma i vogël, kurse time motër në shpinë, me i la atje poshtë në Vjosë. Kanë vddek boll, fëmijë plot, prej malarjes, edhe unë kam pas malarje edhe unë kam kenë malarike, po ma hoq zoti s’di si nuk më erdhi më. Po kanë vdekur fëmijë prej ujit, prej skamjes.
Mbas internimit bashkë me motrën dhe vëllanë u kthyen në Shkodër. Babai ishte gjetur dhe ishte dënuar me pushkatim. Me thanë të drejtën pas internimit kemi ardhur në Shkodër e askush nuk na ka future brenda se thoshin këta kanë ardhur prej burgut. Askush nuk na ka marrë brenda me thënë të drejtën e zotit askërkush.