Shkelqim Abazi

Ne moshen 16 vjecare, Shkelqim Abazi nga Berati, ishte nje nga te burgosurit me te rinj te burgut te Spacit; nje burg me pune te detyruar ne veri te Shqiperise.

I ndertuar ne nje faqe kodre te pjerret, burgu I Spacit bente qe te burgosurit te punonin me ore te gjata ne kushte te rrezikshme pune, duke gerrmuar baker dhe pirit ne miniera te thella ku temperaturat varjonin nga nen zero deri ne 40 grade Celsius.

Vdekja nga uria nuk ishte e rralle. Te burgosurit ushqeheshin ne sasine minimale qe duhej per te perbaluar punen e rende. Rojet e burgut aplikonin abuzim sistematik per te dobesuar gjendjen psikologjike te te burgosurve. Te burgosurit benin pune te rende dite per dite duke mbushur vagona me mineralet e renda; nqs ata nuk arrinin normen ditore, atehere denoheshin mizorisht duke varjuar nga lidhja me tel ne shtylla elektrike, e deri ne nje muaj ne biruce.

Edhe sot, ne moshen 67 vjecare, mbas fasades se permbajtur dhe gazmore te Shkelqimit, fshihen provat e persekutimit ndaj te burgosurve te kampit. Ai ehte I verber ne nje sy dhe I shurdhet ne veshin e tij te majte; shume nga gishtat e tij jane te traumatizuar dhe brinjet I ka te thyera.

Shkelqimi protestoi shkaterrimin e kishave dhe xhamive kur Shqiperia e shpalli veten vend ateist ne Marsin e vitit 1967. Ai u perplas me Oficere te Sigurimit te Shtetit gjate ketyre protestave por nuk u arrestua deri nje vit me pas me akuzen e agjitacionit, propagandes dhe perpjekje per arratisje nga Shqiperia.

Si I burgosur, ai deshmoi ekzekutimet dhe torturat psikologjike dhe fizike te shkaktuara ndaj shokeve te tij te cilat ai I cileson si “tortura Brenda torturave”. Por Shkelqimi, thote se besimi ne Zot I mundesoi te mbijetonte ne rrethana kaq te pashpresa dhe te tmerrshme.

Sot ai eshte I martuar, baba I 3 femijeve dhe autor I shume librave. Ai shkruan pa kursyer asnje detaj mbi eksperiencat e tij ne keto kampe. Ai thote se shkruan ne menyre qe ti lere keto histori mbrapa per gjeneratat e ardhshme.

Ne fjalet e tij:

“Une kam lindur ne 23 Dhjetor, 1956. Numri 23 me ka ndjekur pergjate gjithe jetes time.
Kam lindur ne nje stalle lopesh. Jo se mamaja ime donte te me lindte aty, por keshtu ishte fati. Ne nje ane ishte lopa jone, Molla, dhe ne anen tjeter isha une. Lopa lindi vicin e saj dhe nena ime me lindi mua. Ne vend qe te lepinte vicin, lopa me lepiu mua. Ajo e lepire me ka ndjekur gjithe jeten gjithashtu. Kjo eshte e verteta.

Cdo gje e keqe qe me ka ndodhur ne jeten time, me ka ndodhur ne daten 23. Ne 23 me cuan ne Spac dhe ne 23 jane ekzekutuar 4 nga shoket e mi.

Hetuesit ishin nje makth I vertete me torturat e tyre psikologjike dhe fizike qe varionin nga kercenime, ofendime, sharje, kercenime me jete, e deri te abuzimi fizik si psh kur me prangosnin kembet dhe duart per periudha te gjata kohore, nderkohe qe me rrihnin me shkop druri pasi me kishin mbushur zorret me rere.

Si rezultat I ketij abuzimi, sot mbas 50 vjetesh, kam nje plage ne balle e cila me ka lene te verber ne nje sy, te shurdhet ne nje vesh, disa brinje te thyera, dhe gishta te traumatizuar.

Dita e nje te burgosuri mund te permblidhet ne pak fjale: Bilbila, dhune, pune, apele.

Vetem besimi ne Zot dhe besimi se nje dite e Mira dhe E Drejta do te triumfonin dhe qe Komunizmi do binte, me motivonin dhe me shtynin qe te mbijetoja ne burg. Kjo eshte e vertete per mua dhe per qindra shoke te mi bashkevuajtes.

Sa per historine e families time, nuk ndryshon shume nga historia e mijra e mijera familjeve te tjera Shqiptare. Por gjeja me e rendesishme ishte ndjenja e perkatesise ndaj nje kombi etnik I cili ishte kunder axhendes komuniste dhe internacionaliste.

Shokun tim Rama, e kane hedhur ne nje biruce te izoluar sepse beri ca komente negative per Enver Hoxhen; e krahasoi me nje ujk. Ai ka thene: “Ujku te pakten I le kockat por Enveri I ha dhe ato.” Ai I hengri me te vertete ato kocka pasi me qindra vdiqen ne burg. Edhe sot qe po flasim ka shume trupa qe nuk jane gjetur.

Kater nga shoket e mi me te mire, dy nga te cilet I kam pasur shume afer, jane ekzekutuar ne Revolten e Spacit. Edhe sot, familjet e tyre nuk e dine se ku gjenden kockat e tyre. Me trishton shume kur degjoj qe Gjilani donte te ndertonte nje statuje per Enver Hoxhen. Ne kemi shume heronj qe e meritojne ti behet statuje; jo nje po shume!

Ju tregova vetem nje fragment te jetes time. Kam shume e me shume te tjera sepse pata shansin qe te isha I burgosuri me I ri; jo prej politikes, por prej kohes E vetmja gje qe di te bej eshte te shkruaj. Shkruaj kur nuk jam ne humor te mire. Cdo dite, mallkoj kete qeveri per 4 ore. Nqs nuk e mallkoj kete qeveri per 4 ore, nuk mund te shkruaj.

Nje profesor mori persiper pergjegjesine qe te publikonte librat e mi. I kam shkruar keto histori qe ti le pas, jo qe ti marr me vete.

Shkelqim Abazi ka lindur ne 12 Dhjetor 1951 ne Berat. Ai eshte 67 vjec dhe jeton ne Berat. Ai eshte autori I “Reps, Kampi I Punes se Detyruar” dhe “Spac, Varri I te Gjalleve.”