Demir Pojani

Vendlindja: Korcë
Datëlindja: 12. 8. 1948

Ka kryer dënim në burgun e Burrelit 17 vjet, prej 1973 – 1990. Në këtë burg u ridënua edhe dy herë të tjera, një herë për goditje të përfaqësuesit të pushtetit dhe një herë për asgjitacion dhe propagandë në burg.
Ai dëshmon se kur vdiste një i burgosur, trupat e tyre vendoseshin në arkivole të vogla duke përdorur një kazëm për t’i thyer gjymtyrët dhe më pas i vendosnin në arkivol e i dërgonin. Trupat varroseshin në një vend që quhej Qershiza, 500-600 metra larg burgut të Burrelit.
Pas ‘65, dëshmon D. Pojani në atë vend u bë stadium dhe për të u përdor bultozier, ndaj pas ‘65 varret i dërgonin në tjetër vend pas burgut. Ai dëshmon se gjatë kohës që ai ka qenë ne burg mund te kenë vdekur 10-12 veta , ku 5-6 shokë të tij kanë vrarë veten.
S’di ca të them për shifër, por di se gjatë kohës që qesh unë mund të kenë vdekur nja 10 -12 vetë, var veten 5-6 ndër ta dhe shok të mi, ma të mirë shok që kam pas unë: Usta Bajraktari, Fadil Dushkun, dhe masanej vdekje ka qënë dhe ai Vrioni. Iljazi i shkretë dhe ai vdiq atje.
S’kishte punë, 22 orë ishe i mbyllur, 2 orë dilnim dhe ata 2 orë na i shkurtoshin kahherë. Po atje ishte ni ide e lindur po nga të burgosurit edhe pse rrinin në burg mos rri në burg dhe ne merrshim të lexoshim, zgjidhshim një protagonist sipas karakterit edhe brethshim me të.
Sipas tij një nga torturat e burgut ishte operativi. Kjo zyrë piketonte njerëzit për t’i bërë spiunë dhe kryente procedurat si: nuk të lejonin takimet, ushqimet, të jepnin përshtypjen se familja ka vdekur dhe nuk merrje as letrat që familja të dërgonte.