Edhe Muret Kanë Veshë është një projekt multidimensional dedikuar ndarjes së historive të pathëna të diktaturës Shqiptare 1944-1991 përmes rrëfimit të historive, fotografisë, filmit dhe artit konceptual. Projekti ka nisur në Maj të 2018 me një seri instalacionesh drite nga Alketa Xhafa-Mripa, aktiviste artiste konceptuale. Nga agimi deri në muzg, deklarata të të mbijetuarve të dëshiruara për t’u thënë publikisht, janë projektuar në ndertesa për t’u lexuar nga të gjithë, si pjesë e fushatës së OKB të “Përkujtim për Shërim dhe Parandalim në Shqipëri”. Krijimi I kesaj pune artit konceptual është filmuar në një dokumentar Edhe Muret Kanë Vesh, i lançuar në Tetor, 2019, në Tiranë. Projekti vazhdon të zbatohet nga gazetarja Shqiptare-Amerikane Kristale Ivezaj Rama, e cila mirëmbanë faqen e internetit në Anglisht dhe në Shqip, duke rritur platformat e rrjeteve sociale, ndërkohë që punon mbi mbledhjen e memoareve me ndihmën e studenteve të diplomuar, vullnetarëve dhe Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH). Deri më tani, më shumë se 50 të mbijetuar kanë marr pjesë, në 15 qytete, 6 shtete, dhe janë fotografuar nga fotografë të shquar në qytetet e tyre përkatëse.

Gjatë regjimit diktatorial në Shqipëri, mijëra janë ekzekutuar dhe janë zhdukur si shkak I sëmundjeve dhe kequshqyerjes, të paktën 50,000 njerëz janë dërguar në burgje politike dhe kampe internimi. Në 1991, më shumë se 800,000 Shqiptarë u larguan nga shteti I tyre, duke u vendosur më së shumti në Greqi, Italy, SHBA, qoftë si punonjës të përkohshëm apo të përhershëm. Sot, diaspora Shqiptare është më e madhe se popullata e shtetit prej 2.8 milionë. Eksperiencat dhe kujtimet e shumë Shqiptarëve janë mizore dhe traumatike, qëllimi I Edhe Muret Kanë Vesh është që të siguroj se historitë e tyre do të vazhdojnë të jetojnë dhe të thuhen sipas kushteve të vetë narratorit, duke u trajtuar me ndjeshmëri dhe përkujdesje, si edhe të ribashkoj të moshuarit me brezat e rinj, ku këta të fundit përjetojnë nje shkëputje kulturore dhe mungesë informacioni si shkak I humbjes së gjuhës.

Projekti përkrahë procesin rigoroz të pëlqimit të informuar dhe vëmendje të veçantë në sigurinë dhe mirëqënien psikologjike të narratorit në rrëfimin e historive të tyre traumatike. Të gjithë narratorët kanë dhëne leje, dhe kanë liri të plotë në aksesimin dhe editimin e dëshmive të tyre ose anullimin e gjithçkaje, në çdo moment. Çdo narrator ka ndarë me entusiazëm fotografitë e tyre në rini për të ndihmuar në procesin e rrëfimit të historive, dhe janë fotografuar portretet e tyre si një betejë kundër pritshmërisë se ata do të mbetën të heshtur dhe te fshihen në fshehtësi. “Këto Mure Kanë Vesh” ishte një përgjigje e zakonshme nga qytetarët e tmerruar nga ndëshkimi në një shtet policorë. Synimi jonë është ripërcaktimi I kësaj fraze në një botë të lirë, duke ja dhënë platformat të mbijetuarve dhe të mundësojmë një platformë për shërim e të demonstrojmë kurajon dhe forcën e çdo individi. 

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                               

Kristale Ivezaj Rama si një Shqiptare-Amerikane e gjeneratës e parë dhe pasardhëse e një familje të persekutuar gjatë regjimit diktatorial totalitar komunist 47 vjeçar, Kristale Ivezaj Rama është e apasionuar pas ruajtjes së kujtimeve dhe rrefimit të historive si një mënyrë frymëzimi për dialog dhe promovimit të nje empatie më të madhe, si edhe të kuptuarit më qartë eksperiencat e veteranëve Shqiptarë të heshtur dhe të neglizhuar, duke e berë narratorin elementin kyç për ndryshim. Ajo është bashkëthemeluesja e Edhe Muret Kanë Vesh, një platformë multidimensionale në të cilën inkurajohen komunitetet Shqiptare të diasporës të mësojnë më tepër mbi historinë e tyre përmes atyre më dukshëm dhe në menyrë të drejtpërdrejtë të prekur, të mbijetuarve në kampet e përqëndrimit të regjimit edhe te burgosurve politikë, si edhe të mundesojë një dritare për vuajtjet e një shteti të vogel në botën e gjërë. Duke qënë se shumë prej të moshuarve po ndërrojnë jetë shpejt, historitë e tyre po humbasin, dhe shumë prej gjeneratave të reja bikulturore Shqiptare po shkëputen nga kjo periudhë, ndërkohë që vendi po lufton të nxjerr një kuptim dhe të pajtohet me të kaluarën e tij. Me origjinë nga Detroit, Michigan, Kristale ka diplomë bachelor në Gazetari Shtypi dhe Studime Ndërkombëtare nga Universiteti Wayne, dhe diplomë masters në Diplomaci nga Shkolla e Studimeve Orientale dhe Afrikane, Londër. Ajo është themeluesja e Balkan Artist’s Guild (BAG), një platformë arti bashëkohore nomade me bazë ne Londër, duke punuar në bashkëpunim me artist, arkitekt, kurator dhe organizata ndërkombëtare arti për t’I mundësuar njerëzve që të flasin mbi tematika të vështira përmes artit. Aktualisht ajo është duke punuar mbi një platformë dygjuhëse online dhe një libër, Edhe Muret Kanë Vesh, me një grup prej 10 fotografësh kontemporan dhe fotoreporter të shquar, duke vëne në përdorim portretin dhe shkrimin si një menyrë të ruajtjes së dëshmive të drejtëpërdrejta për të adresuar efektet e diktaturës, dhe për të tërhequr vëmendjen jo vetëm ndaj të kaluarës, por edhe se çfarë mund të bëjmë ne për të kujtuar dhe përkujtuar të mbijetuarit e kësaj kohe.

            

                                                        

 Alketa Xhafa Mripa është artiste dhe aktiviste konceptuale me bazë në Londër, arti i së cilës trajton çështje të tilla si historia, kujtesa dhe marrëdhëniet gjinore, përmes instalimit të mediave të përziera, pikturës dhe fotografisë. Puna e saj është e ekspozuar gjerësisht dhe mund të shihet në Muzeun e Chaville në Paris e gjithashtu në muzeume të tjera në Firence, Beograd, Prishtinë, Lisbonë, Berlin dhe Londër. Alketa është një lajmëtare e guximshme për artin aktivist, një avokate e apasionuar e të drejtave të njeriut. Duke fuqizuar gratë që jetojnë në shoqëri shtypëse, ajo ndan me botën një përgjigje të thellë emocionale ndaj realitetit në të cilin ajo ekziston.

Pasi kaloi fëmijërinë e saj në Kosovë ku mbaroi arsimin fillor dhe të mesëm, Alketa shkoi në Londër në vitin 1997 për të studiuar Artet e Bukura në Central Saint Martins, përpara se të studionte Historinë e Artit në Tate Modern, Londër. Që atëherë ajo ka shfaqur punën e saj multidimensionale në ekspozita në të gjithë Europën, duke përfshirë Berlinin, Londrën, Italinë, Portugalinë dhe në vendin e saj, në Kosovë, ku ajo fitoi njohje më të gjerë për instalimin e saj artistik “Mendoj per ty”.

Alketa ka folur për “Përfundimin e Varfërisë” përmes Artit në UNDP në Kosovë, TED X Prishtina, TED X Tirana, do të jetë një nga përfaqësueset e UN Ëomen në Mbretërinë e Bashkuar dhe një ndër folëset në konferencën HeForShe, mars 2018.  Ajo është një folëse shumë e kërkuar në universitete në të gjithë Evropën.