Arti i Memories

Nëse do të reflektonim mbi argumentin art-shoqëri, do të na preknin memorien lëvizjet (the movements) e shumta të artit në shekullit e kaluar, levizje aktiviste arti për të reflektuar apo ndryshuar llogjikën e pozicionit të artit në shoqërinë e asaj kohe.

Shekulli 20 ishte më domethënësi për shoqërine njerzore…dhe pikerisht mbi evolucionin ( jo revolu- cionin) e njeriut, sepse më në fund kuptoi që, ai vetë ishte elementi thelbësor i degradimit kolektiv duke përdorur luftën si armë zotëruese. Lufta e dytë botërore shënoi çmendurinë ekstreme të shoqërisë mbarë-njerëzore, dhe tregoi qartë se çfarë njeriu mundi të arrinte të bënte.

Njeriu arriti të ndërtojë shumë mure ndarëse por edhe arriti ti shëmbë ato, për këtë “muri” u kthye në element simbolik, i cili simbolizonte mbylljen hermetike të shoqerisë, duke kuptuar që ishte pikërisht vetë Ai që e ndërtonte atë…

Të gjithë ne jemi në zhvillim të vazhdueshem dhe pa ndërprerë fizik, mendor, shpirtëror dhe politik…Të gjithë ne e dijmë tashmë që muret nuk janë gjë tjetër veç simbolizmi i një kubi të mbyllur anti human, anti komunikim.

Artistja Alketa Xhafa Mripa përmjet instalacionit “Edhe muret kanë veshë” zhytet fizikisht dhe koncep- tualisht në memorjen historike, duke propozuar simbolizmin e murit si element shqisor, si një mur që dëgjonte për të survejuar lirinë e njeriut përgjatë periudhës së egër të diktaturës Komuniste në Shqiperi. “Edhe muret kanë veshë” është një instalacion multidimensional në formën e shkrimit të projektuar nëpër disa qytete të Shqiperisë.

Kjo vepër bazon kontekstin e saj, në formën e një instalacioni arti mbi memorjen kolektive nga e kaluara e dhimbshme e shumë individëve shqiptarë, të cilët humbën lirinë apo jetën e tyre nëpër burgjet dhe kampet e përqëndrimeve të diktaturës komuniste përgjatë viteve 1945-1990.

Me këtë vepër instalative, Artistja po tenton të futet thellë nën lëkuren e dëmtuar nga dhimbja dhe mohimi i elementit thelbësor të ekzistences njerëzore: LIRISE INDIVIDUALE dhe Lirisë së mendimit të hapur!

Artistja tenton të jete urë-element ne histori, duke marrë shtysë nga përgjegjësia e forces së aktit publik duke mos konsideruar artin bashkëkohor si medium “të ngushtë” të ekspozuar nëpër hapsira konvecionale si: muze, galeri etj. por ajo e propozon hapsirën urbane si kolektor bashkëveprues me vepra instalative-performative, duke i dhënë një sens gjigantesk sensibilizimit kolektiv ndërkombetar.

Vepra e saj është një open-space-memory, ku kufiri i publikut me artin konceptual nuk ka asnjë problem konfliktual, përkundrazi e bën veprën e saj akoma më shumë të drejtpërdrejtë dhe përfshirëse, pikerisht kjo e shton me shume intesitetin e pyetjes: a mund arti të ndikojë mbi politikat e gabuara?

Artistja ka udhëtuar përmes Shqipërisë (përgjatë periudhës 19 – 28 shkurt 2018), dhe ka dokumentu- ar shumë dëshmi nga personalitete të artit, intelektualë apo njerëz të thjeshte, të cilët kanë përjetuar dramën e tyre personale nëpër burgjet çnjerzore të regjimit komunist.
Nga citimet e ndryshme të nxjerra nga të gjitha këto rrëfime, artistja ka përzgjëdhe këto thënie të cilat do ti projektojë në disa qytete të Shqiperise si:

Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Korcë, Tepelenë, Berat, duke e trasformuar peisazhin Shqiptar në një instalacion-projeksion me fjale-dritë, e cila do të shërbejë si nxitje për të filluar një dialog rreth memo- rjes të së kaluarës dramatike, nga të cilat vendi ende nuk është çliruar.

Alketa Xhafa-Mripa e lindur ne Kosovë, ne nje tokë magjike më një të kaluar historike dramatike ku lufta vuri në pikëpyetje ekzistencën e individit, për këtë ajo largohet drejt Anglise. Ajo është e njohur për veprën artistike dhe angazhimin e saj publik për të sjellë ndryshim social në shoqëri ku artistja jeton (Europe dhe Ballkan ).

 

Vepra e saj ‘Thinking of You’ (Fusha e Futbollit, Prishtine-2015) e realizuar në Kosovë, një instalacion që përfshin 5000 veshje të instaluara në stadiumin e futbollit të kryeqytetit. Kjo veper ndihmoi Kosovën të fliste hapur për përdhunimet gjatë kohës së luftës, ndërsa vepra e saj me e fundit me titull ‘Mire- presim Refugjatët” (Tate, Londer – 2017), një instalacion i vendosur në pjesën e prapme të një kamioni, lëvizte në Britaninë e Madhe, duke ftuar publikun për një çaj, të ndante reflektimet e veta në lidhje me temën e mikëpritjes në Angli.

Të dy këto shembuj tregojnë qasjen e saj si një artiste aktiviste. Puna e saj angazhon hapësirën publike për të adresuar çështje social-politike për të inkurajuar pjesëmarrjen e komunitetit ta bëj artin një mjet për të sjellë ndryshim social dhe konceptual.

“Edhe Muret kanë Veshë” është projekti i saj aktual më i madh publik, si angazhim kunder dikaturave anti njerzore.

Raporti i artistes me shoqërinë është komplekse dhe si një virus pozitiv, ajo infiltron nëpër skutat më të errëta të politikave fatale, duke reaguar face to face dhe duke e kthyer artin e saj në formën e: plateau de l’humanité ( podium i njerezimit ).

-Klod Dedja kurator M.A.M Foundation

Një falenderim i veçantë për komunat dhe kryetarët për mbështetjen e tyre rreth instalimit të ndriçuar në secilin qytet të tyre: Tiranë – Kryetari i nderuar Erion Veliaj; Shkodër – Kryetarja e nderuar Voltana Ademi; Durrës  – Kryetari i nderuar Vangjush Dako ; Korçë – Kryetari i nderuar Sotiraq Filom. Gjirokastër – Kryetarja e nderuar Zamira Rami, Berat – Kryetari nderuar Fadil Nasufi.

Faleminderit.